Chris Brown arrestohet në Paris për përdhunim
Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim.
Një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar këngëtarin se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez, raporton Daily Mail.
Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për pëdhunim.
Brown u arrestua të hënën dhe ndodhet ende në paraburgim.