Chris Brown do hedhë në gjyq akuzuesen për përdhunim
Chris Brown do padisë për shpifje gruan që e akuzoi për përdhunim.
Lajmi u bë i ditur pasi këngëtari u lirua nga burgu në Paris.
Avokati i tij Raphael Chiche tha: “Chris Brown është i lirë. Nuk është ngritur asnjë padi kundër tij. Një ankesë për shpifje do ti dorëzohet nesër (24 janar) prokurorit publik të Parisit.”
Një modele 24-vjeçare akuzoi Chris se e çoi atë në një hotel luksoz në Paris dhe e përdhunoi ‘dhunshëm’.
Këngëtari hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk ka qëndruar asnëjherë vetëm me modelen.
Sipas TMZ, Chris ka qenë gjatë gjithë kohës në dhomën e ndenjes në suitë me rreth 20 njerëz pranë.
Ylli i R&B u lirua nga paraburgimi të martën, por prokurorët thonë se hetimi është në vazhdim.
Ai u lirua pa kusht dhe është i lirë të largohet nga Franca.