Çiljeta çudit me deklaratën e fundit: Ma kanë bërë jetën ferr!
Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga është ndër këngëtaret më të njohura dhe të hershme të estradës dhe një gjë e tillë, përkrah suksesit i ka sjellë edhe famë, gjë që ndikon dukshëm në jetën e secilit personalitet.
Çiljeta tregon tërheqjen nga mediat: “Më kanë bezdisur! Ma kanë bërë jetë tmerr… ferr!!” Ajo është padyshim një nga femrat më të njohura, më të arrira dhe më të dashura për publikun shqiptar. Dhe një nga daljet e saj të pakta në media, Çiljeta e rezervoi për Soirée-në e Jonida Shehut në Top Channel në natën e bjondeve.
Ajo ka treguar edhe arsyen se pse është tërhequr ndaj mediave pasi sipas këngëtares, mediat ja kanë bërë ferr.
“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat”, – iu përgjigj pyetjes së Jonidës. “Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”