Çka i dhuroi sot Shyhretes djali i saj?
Për këngëtaren e mirënjohur, Shyhrete Behulin, është një ditë mjaft e veçantë, pasi që sot ka ditëlindjen.
Padyshim, që për një figurë kaq të dashur, janë të panumërta urimet dhe surprizat nga shoqëria, e veçanërisht nga familja e saj, shkruan Kosovarja.
E pikërisht, më herët ajo pranoi një befasi tejet të veçantë nga djali i vogël, Lumi.
Ishte një nga portretet e saj, që ai kishte vendosë që t’ia dhurojë nënës së tij si një dhuratë të shenjtë.
Këtë e kuptuam përmes postimit të saj, ku vërehej dukshëm gëzimi i saj për këtë edhe nga mbishkrimi që bëri:
“Dhurate nga djali im lumsalihu,e punuar nga duart e arta te gentidubovci”, shkroi ajo me zemrën plot.
Yllit të muzikës sna mbetet gjë tjetër, përveç të urojmë më të mirat për të. /Kosovarja/
albshowbizzz.com