Cozman me thumba të ashpra: Kur ju kam takuar për herë të parë dy fjalë nuk i keni ditë
Hip hop ylli, Cozman, ka vazhduar që të publikojë deklarata kontraverse në rrjetet sociale.
Ai në Instagram ka postuar një foto ku shfaqet normal, por përshkrimi i fotos tërheq shumë vëmendje.
Reperi duket se thumbon dikë shumë keq, duke kritikuar për faktin se po përdorin fjalë në gjuhën angleze.
“Kur u bonët more ju me fol e me shkrujt anglisht. Kur ju kom taku për së pari herë dy fjalë si keni ditë. Palaqo. Pi harroni gjanat”, ka shkruar Cozy.
Ende nuk dihet se kujt i dedikon këto thumba të ashpra ish reperi i Babastars, tash që ‘labeli’ duket se është i shpërbërë.
Kohë më parë Cozman dhe Skivi sqaruan se si Babastars tashmë nuk ekziston dhe se ata janë bashkëthemelues të labelit, pasi që Getoar Selimi sipas tyre ka në menaxhim Majkun dhe Onatin dhe gjithë fokusin ka përqëndruar në karrierën individuale të tij dhe të artistëve që menaxhon, e mënyra e funksionimit nuk është e një ‘labeli’. /Telegrafi/