Ç’po ndodh mes tyre? Ledri dhe Tayna janë çifti më i ri në showbiz? Këto DETAJE po i çudisin të gjithë! Ja e vërteta! [FOTO]
Pas publikimit të klipit “Aje”, Ledri Vula nuk gjeti vetëm një partnere skene si reperja Tayna, por mesa duket edhe një partnere jete, kështu po aludohet në mediat online. Pas suksesit me këtë projekt të përbashkët muzikor të konsideruar një hit, fansat e shumtë të dy artistëve kanë filluar të dyshojnë për marrëdhënien e tyre në prapaskenë.
Kjo, pasi reperja Tayna dhe Ledri, përmes një videoje në “Instagram” shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti shihej në një supermarket, ku duket se po kalonte kohë të mirë pranë njëri-tjetrit. Gjatë këtij viti të dy artistët ishin shumë aktivë me hit-e dhe koncerte, por një detaj që bëri fansat të dyshojnë është postimi i mikut të tyre menaxher Robert Uaj, i cili uron Vitin e Ri 2019 me një foto me çiftin.
Pozën e shoqëron me një status dedikuar atyre, ndërsa shkruan: “Me dyshen që thyen rekorde në vitin 2018, Ledri Vula dhe Tayna. Do t’i thyejmë edhe disa rekorde së bashku në vitin 2019!”.
E pas këtyre thashemeve në disa portale e media online u aludua se Tayna dhe Ledri janë çifti më i ri, mirëpo e vërteta është ndryshe.
Pasi nëse ju kujtohet, teksa ishte e ftuar para disa ditësh në PRIVE, Tayna u shpreh se nuk është në një lidhje. Ledri mund të jetë duke përjetuar një romancë, por jo me Taynan.
albshowbizzz.com