”Dashuria që mbetet…”/ Lori Hoxha flet për herë të parë pas ndarjes me Vis Bajraktarin? U fshi, por ju e shihni këtu! [FOTO]
Prej disa ditësh përflitet se Lori Hoxha i ka dhënë fund lidhjes 6 vjeçare me bukuroshin Vis Bajraktari. Edhe pse asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë lajm, fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk kanë më postime së bashku, lë të nënkuptohet. Por edhe me postimet që bëjnë duket sikur hedhin ‘kunja’. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë thashethemet dhe burime për intv.al u shprehën se Visi është parë me një tjetër femër në klub.
E ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, Lori ka publikuar një foto në Snapchat ku e ka fokusuar kamerën e telefonit te dora e saj, ku shihet një byzylyk, ora, çanta, por ajo që na bëri përshtypje është pikërisht përshkrimi “Dashura që mbetet”. Dhe kjo shprehje thuhet zakonisht në gjendje melankolie, sikur të mungon dikush. Ta ketë pasur për Visin ndoshta?
albshowbizzz.com