Dedikimi i Granit Xhakës për bashkëshorten: Në ditët me shi, dielli yt do jem unë
Granit Xhaka është një ndër futbollistët shqiptar më aktivët në rrjetet sociale.
Futbollisti i Arsenalit, Xhaka me bashkëshorten, Leonitën ka katër vjet që e njohin njëri-tjetrin.
Dhe për të shënuar përvjetorin e tyre futbollisti i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes.
“Në ditët me shi, dielli yt do jem unë”, shprehet fillimisht 26-vjeçari.
Ylli i futbollit shton se dashuria që merr nga gruaja e ka bërë më të lumtur dhe me të fortë.
“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar përvjetorin e 4. Te Dua Zemra Jem”, shkruan ai.
Ndryshe, Granitit sërish do ta shohim në aksion gjatë fundjavës me skuadrën e Arsenalit. /Telegrafi/