Del video e qartë e rrahjes së Noizyt në Itali

 

Faqja Hip Hop Shqip në Instagram ka publikuar
një video të re në të cilën qartazi shihet reperi Noizy, i përfshirë në një përleshje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur vetëm pak
ditë më parë në Itali, ku Noizy ka qenë për koncert.

Sherri ka nisur pas sharjeve në drejtim të
Noizyt të cilat, normalisht, nuk janë kapërdirë lehtë nga lideri i OTR dhe pjesëtarët
e grupit të cilët s’ia kanë falur sekondin personave në fjalë me ç’rast kanë
shpërthyer grushtat.

Ndiqni më poshtë videon e plotë. /Prive.al/

 

albshowbizzz.com