Dënohen shqiptarët, djali i Simona Venturës heq dorë nga 1 milion euro
Gjykata e Milanos ka marrë sot vendimin për dënimin e 4 personave, mes të cilëve 2 shqiptarë, të cilët natën e 1 korrikut 2018 dhunuan fizikisht duke e plagosur 11 herë me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura.
Albano Jakaj është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg ndërsa shqiptari tjetër Andi Arapi me 5 vite burg.
Po 5 vjet burg e 6 muaj burg është dënuar italiani Alessandro Ferzoco, ndërsa dënimi më i rëndë është marrë për italianin Davide Caddeo, me 9 vite burg.
Akuza ndaj tyre është “tentativë vrasje”.
Djali i Simona Ventures ka hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 1 milion euro i kërkuar në seancën paraprake nga avokatja e tij.
“Heq dorë nga çdo dëmshpërblim”, ka deklaruar Nicolò Bettarini, në një kominikim për mediat.
“Kërkonim vetëm drejtësi dhe drejtësia u arrit. Më në fund kjo periudhë e tmerrshme mori fund” tha ai.
Djali i prezantuese italiane, Simona Ventura dhe ish-futbollistit të njohur Stefano Bettarini, 20-vjeçari Nicolò Bettarini u plagos me 11 plagë me thikë natën e 1 korrikut 2018 pranë diskotekës së njohur milaneze ‘Old fashion’.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrje delikate në krah që për fat shkoi mirë.