Dhurata Lipovica ua mëson djemve gatimin

 
 

Ajo po i thyen edhe stereotipet gjinore duke i mësuar djemtë se si të gatuajnë. Dy vogëlushët simpatikë të çiftit të njohur, Dhurata Lipovica dhe Fisnik Ademi, e kanë marrë shumë seriozisht punën në kuzhinën e shtëpisë.

Djali madh i tyre Blini, është xhiruar nga e ëma duke i prerë në copëza të vogla perimet për drekë. Vogëlushi me saktësi dhe shumë përkushtim në dërrasën e kuzhinës po i priste karotat, kungulleshat dhe bokolin.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë e edukimit të fëmijëve rreth ushqimit, duke i përfshirë edhe në procesin e gatimit, e përveç kësaj, ata po përgatisnin gjëra shumë të shëndetshme për drekë.

 
 

albshowbizzz.com