Dikur Ledri u zu me grushta me Krenar Çoçaj për të, ndërsa sot Dafina Zeqiri ka dy fjalë për zënkat në 2019-ën: Sa për informacionin tuaj…[FOTO]
Padyshim që 2018-a ishte një vit suksesesh dhe projektesh muzikore mjaft të mira për Dafina Zeqirin, e megjithatë këngëtarja ka premtuar mjaft surpriza dhe për këtë vit.
Së fundmi Dafinën e kemi parë dhe mjaft aktive nëpërmjet instastories të cilat i ndan me ndjekësit e saj.
Ajo që na bëri përshtypje ishte njëra ku shkruhej:
“sa për informacionin tuaj…Nuk do të debatoj më në 2019-ën. Do të dërgoj “ok” dhe do të vazhdoj jetën time.”
Mesa duket Dafina e ka gjetur zgjidhjen për zënkat këtë vit dhe nuk është aspak e interesuar të rrethojë veten me negativitet.
E gjithashtu duket dhe si një mesazh për zënkat në të cilat ajo apo njerëzit pas saj janë përfshirë në të shkuarën.
Me siguri ju kujtohet koha kur Dafina dhe Ledri Vula ishin në një lidhje dhe ky i fundit u përfshi në një sherr me grushta me Krenar Çoçaj dhe përfunduan në sallën e gjyqit.
Në atë kohë në mediat rozë qarkullonte lajmi se molla e sherrit kishte qenë pikërisht Dafina Zeqiri.
albshowbizzz.com