“Ditari i Princeshës”, së shpejti me serinë e tretë
Filmi shumë i dashur për adoleshentët, “Ditari i Princeshës” do të vijë së shpejti me serinë e tretë. 18 vite pas publikimit të serisë së parë, aktorja Anne Hathaway konfirmoi lajmin duke thënë se tashmë skenari është gati për t’u vënë në skenë.
An Hathaway vjen në rolin e Mia Thermopolis, një vajzë e thjeshtë, jeta e së cilës mori një kthesë të papritur, kur mori vesh se vinte nga një familje mbretërore. Aktorja u shfaq shumë e entuziazmuar për vazhdimin e projektit. Ajo tha se mezi po pret që të marrë miratimin për skenarin dhe të fillojë nga puna.
“Ditari i Princeshës 3” pritet të realizohet në New York, ndërsa për sa i përket publikimi të tij, ende nuk mund të ketë një datë të sigurt.
Producentët thanë se seria e tretë do të vijë edhe si nderim për regjisorin e filmit, Garry Marshall, i cili ndërroi jetë 3 vjet më parë.
Filmi pritet të shënojë sukses, ndërsa dy seritë e mëparshme arritën mbi 300 milionë dollarë fitime.
Klan Plus
albshowbizzz.com