Divorci ‘misterioz’ i Polat Alemdar, kërkon miliona nga bashkëshortja

  

Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdar në ‘Lugina e uqërve’, po divorcohet nga bashkëshortja e tij. Ai ka kërkuar 10 milionë lira turke ose 1.9 milionë dollarë kompensim nga Nagehan Kasıkcı.

Misteri rreth shkurorëzimit, rrjedh nga fakti se aktori e akuzoi Kasıkcı se ‘ka lëkundur themelet e bashkimit të tyre martesor’, pa specifikuar më qartë se për çfarë bëhet fjalë, raporton Hyrriet.

Çifti, që u martua 7 vite më parë, kanë edhe dy fëmijë së bashku.

Kur aplikoi në Gjykatën Familjare Anadolu në Stamboll për divorcimin nga  Shasmaz këtë javë, aktori gjithashtu bëri kërkesë për kujdestarinë e fëmijëve.

Sasmaz kërkoi nga gjykata të ndalohej udhëtimi jashtë vendit i gruas së tij, që është shtetase gjermane, pasi largohet nga Turqia me fëmijët e tyre.

Lidhur me kompensimin, avokati shpjegoi se aktori kërkon 5 milionë lira për dëme material dhe 5 milion të tjera për dëme jomateriale.