DJ i famshëm merr 10 milionë euro dëmshpërblim pas rrëzimit që pati në një festival

  Njëri nga DJ-të më të njohur në botë ka marrë afro 10 milionë dollarë dëmshpërblim pas rrëzimit që pati në skenë para tri viteve.      

DJ-të të njohur, Paul van Dyk i është dhënë dëmshpërblimi prej 10 milionë dollarë pasi ka thyer shpinën dhe ka pësuar lëndime në tru kur ra në një vrimë në skenë gjatë një festivali muzikor holandez, shkruan dailymail transmeton lajmi.net.

DJ Paul van Dyk ka fituar mbi £ 9.6milionë dollarë dëmshpërblim tre vjet pasi ra në një vrimë në skenë gjatë një festivali muzikor në Holandë dhe përfundoi në komë.

Lëndimet në tru dhe në shtyllën kurrizore e detyruan atë të qëndronte përkohësisht në karrocë invalidësh.

Van Dyk, emri i vërtetë i të cilit është Matthias Paul, fillimisht ra në komë dhe kishte nevojë për tre muaj shërim në një spital holandez.

  

  

Van Dyk është një nga DJ-të më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë dhe është një nga të paktët që do të quhet dy herë DJ në botë, në vitet 2005 dhe 2006.

Prodhuesi i muzikës elektronike është më i njohur për këngë të tilla si  “Another Way” ”Talking in Grey” e “Face to Face”. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com