Kohëve të fundit në mediat rozë
është përfolur për një lidhje të mundshme mes DJ Sardit dhe moderatores së
njohur Jonida Vokshi.
Çifti thuhet se janë në një lidhje
tash e disa muaj edhe pse janë kujdesur që t’i shpëtojnë syve të publikut.
Por si qëndron e vërteta lidhur me
raportin mes tyre?
DJ Sardi ishte i ftuar mbrëmjen e
së dielës në emisionin “Familja”, ku Turjan Hyska e pyeti: “Është e vërtetë që
je lidhur me atë?”.
Duke buzëqeshur, Sardi iu përgjigj
shkurt “Mbase”, duke mos komentuar asgjë me tepër lidhur me marrëdhënien.
albshowbizzz.com
