Dokumentari për Michael Jackson që po shkakton furtunë në web
Dokumentari “Leaving Neverland”, “Të largohesh nga askund”, që e akuzon ish-Mbretin e Popit, Michael Jackson për pedofili, ka ngjallur reagime të shumta. Fansat e këngëtarit dhe familjarë të tij e kanë cilësuar materialin si linçues, ndaj këta të fundit kanë premtuar një luftë të ashpër për të ndaluar shfaqjen e tij. Dokumentari ka protagonistë koreografin e yjeve Ëade Robson dhe James Safechuck, të cilët akuzojnë këngëtarin për abuzime pedofilie ndaj tyre, nga mosha 7 deri në 14 vjeç.
Krahas dëshmive tronditëse të dy djemve, të cilat nisin nga periudha e fund-viteve 80’, deri në fillim të viteve 90’, dokumentari përfshin edhe disa rrëfime nga familjarët e të abuzuarve. Në film është zëri i Michael Jackson, i regjistruar nga një diktofon me kasetë, dhe një intervistë që Safechuck i ka bërë këngëtarit ndërsa gjendej bashkë me të, në charter-in privat të Jackson.
Edhe kompania “Michael Jackson estate”, e cila merret me bizneset që i përkasin “Mbretit të Pop-it”, e ka konsideruar filmin dokumentar “si vrasje të një “Ylli të botës së artit”ndërsa i ka cilësuar aktorët Robson dhe Safechuck gënjeshtarë. Filmi, sipas kompanisë, ka akuza të pabazuara që supozohet se kanë ndodhur 20 vjet më parë dhe i trajton ato si fakt.
Dokumentari u transmetua në festivalin prestigjioz të kinemasë “Sundance Film”, në Utah. Producent është Dan Reed ish-autori i dokumentarëve si “Gjuetarët e Pedofilëve dhe “Tre ditët e terrorit” mbi sulmet e Charli Hebdo.