Doli episodi i ri i “Egjeli”: Sahit Plisin e kërcënojnë me haraç

 
 

Në platformën onlineGjirafaVideo.com është lansuar episodi i ri“Egjeli”, i 75-ti me radhë.

Episodi fillon me Sahit Plisin, i cili shfaqet duke flirtuar me dy femra.

Mirëpo, gjërat nuk përfundojnë mirë në vazhdim të episodit, pasi që paraqitet një burrë i fortë dhe i kërkon haraç për lokal.

Po ashtu, Sahiti për herë të parë kërkon nga Teta Gjyli që të shikojë fall.

Axha Sheq shkon për ta dërguar Msusin te psikiatri dhe përfundon duke u rrëfyer vet.

Shikojeni episodin e plotë të “Egjeli”, sepse ju presin skena që nxisin shumë të qeshura.