Doli nga burgu?! Shoku i ngushtë i nxjerr ”sekretin” Stresit: Nuk ka asnjë…[FOTO]

 

Prej disa javësh reperi ndodhet prapa qelisë dhe Stresi vazhdon të vuajë dënimin e tij pasi u vu në pranga nga policia i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë Keisi nuk nuk i ka ndalur postimet e saj ku tregon se dita-ditës i mungon dhe më tepër partneri i saj.

Por edhe pse ndodhet prapa qelisë, mesa duket Stresi po përgatit hite të reja pasi është frymëzuar për të punuar fort që të rikthehet sa më shpejt. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Top Koha”, miku i tij reperi, Anestezion ka zbuluar se Stresi del shumë shpejt nga burgu dhe aty ka punuar për disa projekte të reja.

“Nga kontaktet e fundit që kam pasur me Stresin më ka treguar se ka shkruar shumë këngë të reja. Më ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm. Ai del shumë shpejt nga burgu pasi nuk ka asnjë fakt që dëshmon për fajësinë e tij dhe në muzikë do të rikthehet më fuqishëm se kurrë”, u shpreh Anestezioni.

ANST.png

 

albshowbizzz.com