Don Arbas me urim të përzemërt për Artën në ditëlindjen e saj
Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami – Sekiraqa, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 39-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e saj dhe familjarët e saj.
Një nga urimet më të veçanta, Arta e ka pranuar nga vëllai i saj, njëherësh dhe producenti i saj më i besuar, Don Arbas.
Ky i fundit, ka publikuar një fotografi të së motrës në Instagram ,në mbishkrimin e së cilës ka bërë një dedikim të veçantë për motrën e tij.
“Faleminderit motra ime e dashur, që je zëri i përsosur i karrierës muzikore të jetës time. Superheronjtë janë një në milion. Motrat si ti janë një në jetë. Gëzuar ditëlindje”, janë fjalët e Don Arbas në Instagram.
Arta përndryshe është shumë aktive në tregun e muzikës me projekte të shumta, të cilat ia beson vëllait të saj, në studion “Arbasound”.
Ajo është e martuar prej vitesh me Xhimi Sekiraqën, me të cilën ka tre fëmijë, dhe jetojnë së bashku në Prishtinë. /Telegrafi/