Drake u dhuron dy punëtoreve të McDonalds 20 mijë dollarë

  
  

Drake duket se nuk është i përfunduar në misionin e tij për projektni “God’s Plan”.

Pasi dhuroi një milion dollarë për videoklipin e tij një vit më aprë, reperi vazhdon që të jetë zemërgjerë.

Gjatë një vizite në McDonalds javën e kaluar, reperi i projekteve të shumta dhuroi 20 mijë dollarë në kesh për dy të punësuara të gjinisë femërore që po punonin së bashku në atë lokal ku po qëndronte reperi.

Një konsumatore ishte dëshmitare e rastit dhe e konfirmoi gjestin e Drake në rrjetet sociale.

“Sapo ep ashë Drake në McDonalds. Ai u dha dy punëtoreve 10 mijë dollarë secilës.

Po ashtu kjo fanse shpërndau edhe një foto të Drake duke biseduar me një prej punëtoreve.

Drake nuk e ka bërë këtë “bakshish” publik, por ai postoi një foto nga McDonaldsi me përshkrim “M’s”.

Paraja nuk është gjë problematike për Drake i cili radhitet si reperi më përfitues në botë, me 47 milionë dollarë. /Telegrafi/