Dua Lipa do të përjetësoset në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”

 
 

Dua Lipa do t’iu bashkohet yjeve të tjera botërore me skulpturën e saj prej dylli.

Këngëtari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm që lamë pas duke sjell këngë të reja dhe mbajtur koncerte të ndryshme.

Kjo ka bërë që ta merr në konsideratë edhe një ndër muzetë më të famshëm të kryeqytetit britanik, Londër.

Në fakt, 22-vjeçarja do të përjetësohet përmes një figure prej dylli në muzeun “Madame Tussauds”, kjo pasi do të krijohet një skulpturë e saj prej dylli.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë ajo përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se “trupi i saj i dyfishtë” do të shfaqet në ngjarje private.

“Mbani sytë hapur. Unë jam duke e marrë figurën time shumë të veçantë në Madame Tussauds këtë vit! Jam e ngazëllyer që të gjithë ju do të mund ta shikoni trupin tim të dyfishtë në ngjarjet e mia private”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/