Dua Lipa, e vetmja femër në mesin e 10 albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar

 
 

Vetëm katër femra ishin në 20 albumet më të shitura të vitit 2018, në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa ishte artistja me albumin më të shitur prej femrave, dhe e vetmja femër në top 10 albumet më të shitura të vitit.

 

Dua Lipa, e vetmja femër në listën e top 10 albumeve më të shitura në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2018 (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

 

Sipas shifrave të fundvitit të publikuar nga Shoqata e Etiketave të Incizimeve, industria britanike e fonografisë (BPI), albumi debutues me titull “Lipa”  i këngëtares shqiptare ishte albumi i nëntë më i shitur i vitit 2018, pavarësisht se u publikua në qershor të vitit 2017.

Dua Lipa gjithashtu pozicionohej e dyta në listën e këngëve më të dëgjuara të vitit, për këngën “One Kiss” me Calvin Harris, dhe në vendin e nëntë me “IDGAF”.

 

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

 

Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” nga Motion Picture Cast Recording.

Përfundimisht, albumi “Lipa” i këngëtares shqiptare renditet i nënti në Official Charts në Mbretërinë e Bashkuar, që është njëherësh albumi i vetëm me këngë të interpretuara nga një femër.

 

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

 

Dua i pati të shumta sukseset gjatë vitit 2018, teksa në konferencën e mbajtur për media në Prishtinë gjatë vizitës së saj në gusht, ka pohuar se kishte filluar punën për albumin e saj të dytë.

Suksesin më të madh ajo e shënoi në dhjetor, ku për herë të parë arriti që të nominohet për dy çmime “Grammy” – atë për “Artisten e re më të mirë”, dhe për “Këngën më të mirë ritmike”, për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/

 

Dua Lipa me dy nominime në “Grammy Awards” (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)