Dua Lipa krenare me të dashurin e saj që po hap restorant dhe po boton librin e tij të parë me receta
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tash e sa vite që shijon lidhjen e saj me modelin dhe kuzhinierin e njohur, ISaac Carew.
Ky i fundit ka hapur restorantin e tij më të ri në Londër, gjersa është edhe në prag të lansimit të një libri të ri me receta kuzhine.
Krenare me të arriturat e tij në profesion është shprehur këngëtarja shqiptare, e cila i ka bërë një dedikim të veçantë atij në rrjetin social Instagram.
Dua ka publikuar një fotografi ku shfaqet e lumtur në krahët e Isaac, teksa u bën thirrje fansave që ta porosisin librin e tij.
“Zemra dhe barku plot. Kaq krenare për dashurinë time Isaac Carew, për hapjen e restorantit të tij më të fundit, para publikimit të librit tij më 7 mars. Nëse nuk e keni porositur librin e mbushur me gjëra të shijshme dhe doni një kopje, e keni në linkun në bio”, ka shkruar Dua në Instagram.
Përndryshe, artistja Lipa ka bërë të ditur se të enjten e datës 24 janar do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri “Swan Song”, në orën 16:00 (sipas kohës lokale).
Kjo këngë do të jetë një prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”, teksa klipi i saj do të jetë mjaft i veçantë dhe do ta sjellë kësaj radhe më ndryshe artisten shqiptare. /Telegrafi/