Dua Lipa lanson këngën e re “Swan Song”

  Dua Lipa ka sjell këngën e parë për vitin 2019.      

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka lansuar projektin e ri muzikor të titulluar “Swan Song”, shkruan lajmi.net.

“Swan Song”, është realizuar edhe me videoklip dhe është kolona zanore e filmit të ri “Alita: Battle Angel”.

Edhe ky videoklip i Duas është tejet i veçantë, në të cilin shfaqet mëse në formë dhe atraktive, që tashmë e gjeni në kanalin, YouTube.

Ndryshe, këngëtarja 23 vjeçare pritet të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve ”Brit Awards 2019”. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com