Dua Lipa publikon ‘trailerin’ e klipit të ri, “Swan Song” vjen për fansat më 25 janar

 
 

Dua Lipa është gati për të sjellë për fansat këngën dhe klipin e saj më të ri më 25 janar.

Kënga e saj e re titullohet “Swan Song, që përkthyer në shqip i bie “Kënga e mjelmës”.

Kjo këngë është njëra prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”, premiera e të cilit jepet këtë vit.

 

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

 

Artistja shqiptare ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një video, përmes së cilës ka paralajmëruar këngën dhe klipin e ri.

Videoja në fjalë është një “trailer”, i cili zbulon disa vargje të këngës, njashtu dhe disa prej skenave të klipit.

Vet Dua duket të jetë shumë e entuziazmuar që është bërë pjesë e këtij projekti filmik, që pritet të jetë një ndër më të suksesshmit e vitit.

 

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

 

“Alita: Battle Angel” është një film aksion kibernetik i bazuar në veprën e Battle Angel Alita që në Japoni njihet si Gunnm.

James Cameron dhe Jon Landau janë producentë të filmit me regji të Robert Rodriguezit, ndërsa skenarin e ka shkruar Cameron me Laeta Kalogridis. /Telegrafi/