Dua Lipa publikon video teksa flet shqip me vëllanë e saj në shtëpi
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka cituar gjithnjë me krenari prejardhjen e saj shqiptare.
Vetëm pak ditë më parë, në një prej “billboard”-ëve më të mëdhenj të muzikës në New York, u shfaq imazhi i këngëtares me mbishkrimin “Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar për tu nominuar për çmimin Artistja e re më e mirë”, referuar nominimit të saj në Grammy.
Se është krenare me rrënjët e saj, këtë e vërteton edhe fakti se mundohet të flasë gjithnjë shqip me fansat e saj shqiptarë, ashtu siç bën në ambientet e saj familjare.
Së fundmi, Dua ka publikuar në InstaStory një video, ku shfaqet teksa thërret vëllanë e saj, Gjinin, duke i thënë në shqip: “O Kosovë, hajde këtu”.
Ndërkohë vëllai i këngëtares ishte i veshur me fanellën e kombëtares, ku shfaqej edhe stema e shqiponjës dy-krenare.
Kjo video ka entuziazmuar në masë të madhe fansat e saj shqiptarë, të cilët duan ta dëgjojnë atë sa më shumë duke folur në gjuhën amtare.
Dua përndryshe vitin e kaluar ishte në Prishtinë, ku performoi për fansat e saj më datë 10 gusht, në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/