Dukesha më rebele që keni parë ndonjëherë…

  

Meghan Markle nuk është e preferuara e askujt dhe kjo gjë ka rënë në sy të mediave. Sipas tyre fundi i saj është shumë afër dhe është pikërisht Mbretëresha Elizabeta II që po përgatit skenarin.

Komplotet që dikur brenda mbretërive kryheshin përmes vrasjeve apo helmimeve, sot janë zëvendësuar me plane për divorc.

Sipas revistës “Globe”, referuar një e-mail-i të një anëtari të familjes mbretërore, synimi i madhërisë së saj është të largojë aktoren nga princi Harry.

Ajo e ka cilësuar Meghan “kancer”, nga i cili familja mbretërore duhet çliruar në mënyrën më pak të dhimbshme”.

Sigurisht që vendimi i Meghan për të mos pranuar që një dado të kujdeset për fëmijën e saj, duke ia besuar këtë nënës së saj, ka mbushur kupën. Në media kanë dalë teori konspirative se Dukesha nuk është shtatzënë dhe se në bark mban jastëk. Madje sipas tyre çifti do të bëhet prind në sajë të një nëne surrogate.

Nëse realizohet divorci, Meghan mund të marrë 37 milionë Dollarë, por në këmbim duhet të largohet nga Pallati dhe ta lërë fëmijën në Londër. Mesa duket të jesh pjesë e familjes Mbretërore nuk është dhe aq privilegj.

Klan Plus