‘E diell’ s’ia del sërish të rikthehet në kohë: Çfarë po ndodh me programin?
Nisja e programit ‘E diell’ në Top Channel është shndëruar në dramë në vete.
Pas një pauze dy vjeçare, i paralajmëruar që në Korrikun e 2018-tës, u tha se programi do të nisë në fillim të Tetorit të 2018-tës.
Më pas u shty në fund të Tetorit, teksa data tjetër që u dha ishte fillimi i Janarit, pas Vitit të Ri.
Por, ‘E diell’ s’do rikthehet as në 27 Janar, siç u paralajmërua. Burime pranë produksionit tregojnë për Prive.al që me gjasë, programi do të rikthehet në mes të muajit Shkurt.
Aktualisht po punohet me orare të zgjatura por gjërat, siç mësohet duken të jenë lëmsh.
Ende nuk është definuar qartë puna e rubrikave, temat që do preken dhe roli i secilit emër të përfshirë. Tutje, gati asgjë nuk është gati as nga skenografia, ndërtimi i së cilës është ende në fazat fillestare, përkundër reklamimit të vazhdueshëm dhe promos që transmetohet pa ndalim.
Një tjetër detaj zhgënjyes mësohet të jetë kohëzgjatja e emisionit. Programi i cili u quajt ‘maratonë’ do jetë vetëm 2 orë e gjysmë në transmetim, nga ora 15:40 deri në 18:00 dhe jo si dikur kur niste rreth orës 14 dhe mbaronte para lajmeve të mbrëmjes në orën 19:30. Përkundër që programi s’do marrë kohë si më parë, edhe në 2 orë e gjysmë nuk po mund të përmblidhet e të startohet që një kohë të gjatë.
Deri tani, dihet sigurtë që ‘E diell’ në përbërje do ketë Lotarinë Kombëtare, një rubrikë dedikuar kulturës shqiptare, një tjetër dedikuar shoubizit, këndin e së vertetës me Fjoralba Ponarin dhe muzikën si pjesë të pandashme.
Mbetet të shihet se si do t’ia dalë Ed Manushi me angazhimin e ri televiziv i cili mëtonte të kthente shikuesin drejt Top-it të Dielave, pas tentativave të shumë viteve që s’kanë pasur rezultatin e dëshiruar. Shtyrjet e njëpasnjëshme, koha e shkurtër dhe paqartësitë duken të mos jenë oguri më i mbarë i mundshëm deri tani. /Prive.al
albshowbizzz.com