E humbi gruan në vitin 2009, tani Liam Neesoni i ndodhi edhe një tragjedi familjare
Liam Neesonit i ka ndodhur edhe një tjetër tragjedi familjare.
Nipi i aktorit të famshëm vdiq në moshën 36-vjeçare i rrethuar nga familja në Irlandë, pesë vjet pas rënies tragjike në të cilën ai plagosi seriozisht kokën.
Ronan Sekston e lëndoi kokën në vitin 2014 duke u argëtuar me miqtë dhe ishte fëmija më i ri nga gjashtë fëmijët e motrës së Liamit, Bernadette.
Kujtojmë, aktori humbi gruan Natasha Richardson pak më pak se 10 vjet pas një aksidenti gjatë skijimit, pas së cilës e lëndoi kokën.
Natasha, e cila ishte gruaja e Limit për 15 vjet, vdiq në moshën 46-vjeçare, dy ditë pas rrëzimit tragjik.
“Vuajtja vjen tek unë në kohë të ndryshëm dhe ka akoma periudha kur mendoj se vdekja e saj nuk është e vërtetë”, tha ai në një intervistë.
Ndryshe, 66-vjeçari është duke punuar në një projekt të ri filmik që do të shfaqet në kinematë botërore. /Telegrafi/