E papritur, artisti shqiptar vendos të heqë përfundimisht dorë nga aktrimi
Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar,
ka vendosur të heqë dorë nga profesioni që ka tash e shumë vite.
Bëhet fjalë për Enver Petrovcin i cili në
emisionin “Voila” bëri një deklaratë të fortë duke treguar sfidat dhe vendimet
e profesionit.
“Të
jesh aktor do të thotë të jesh edhe sportist, duhet të kesh forcë. Unë po them
që kam vendosur të lë aktrimin. Dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër e
mos të merrem më me të, si aktor”, tha ai.
Tutje, Petrovci sqaroi se atë mund ta shohim nëpër filma pasi ata janë më të lehtë fizikisht si dhe emri i tij do të vazhdohet të lakohet si regjisor e dramaturg.
albshowbizzz.com