E rrahën në komedi, Rrema: Fjeta 4 ditë me këmishë, më vinte zor nga gruaja
Aktori komik shqiptar, Muharrem Hoxha që ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku ndër vite, ka përjetuar dhe të rrahura në rolet e tij.
Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai zbuloi se çfarë sikleti kishte kur shkoi në shtëpi për shkak të shenjave në trup.
Muharrem Hoxha:
Më tha Arian Çuliqi, Rreme dy minuta punë është. Ajo dy minuta, kishte inat me burrin e vet e më bëri mut. Më bëri sallat. Një dubël bëmë dhe më mbyti. Katër ditë nuk e hiqja këmishën kur flija me gruan. Më vinte zor jashtë mase, i thoja mërdhif (kam ftohtë).