E sulmuan Bellën për operacione plastike, nëna e modeles ia kthen edhe më keq
Modelet, Gigi dhe Bella Hadid janë mjaft “IN” dhe të kërkuara në botë.
Ato tashmë kanë pushtuar pasarelat e modës, të cilat komentohen vazhdimisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Madje, Bella shpesh sulmohet nga fansat pasi i thonë se ka bërë operacione plastike dhe nuk është ashtu siç duket.
Megjithatë, nëna e vajzave të famshme në një nga fotot e saj të publikuara në rrjete sociale tregon se ka hequr çdo përbërës të huaj nga trupi duke përshirë këtu, mbushësit, implantet e gjirit dhe botox.
E një koment që tërhoqi vëmendje ishte për vajzat e saj: “Unë jam dakord me ty por po vajzat e tua? Veçanërisht Bella! Ajo është e bukur, por duket që përdor mbushës (filler)?! Si e shpjegon këtë?”.
“Asnjëri prej fëmijëve të mi nuk ka përdorur ndonjëherë mbushës, botox, apo diçka të huaj në trupin e tyre! Ata e dinë më mirë pasi më panë se ç’hoqa unë!”, ua mbyllë gojën Yolanda. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com