Edhe Buta përfshihet në beef: “Muzika ime s’është për televizion, as me e dëgju me nënën”

 

Politika e muzika ditët që lamë
pas, kanë pasur përplasje të njëpasnjëshme publike.

Gjithcka nisi kur deputeti i
Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tha se në Kosovë duhet të censurohen
këngët të cilat e promovojnë drogën dhe dhunën.

  

Dhe ai në këtë mes e citoi këngëtaren
Tayana si njëra ndër ato protagoniste të skenës muzikore, që iu këndon këtyre
fenomeneve.

Mirëpo në dy ditët e fundit, krejt
kjo çështje u shndërrua në debatin kryesor në vend dhe këngëtarja po ashtu ka
reaguar duke thënë se nuk  ka për qëllim
që me muzikën e saj të promovojë këtë stil jetese, por përkundrazi, i hedh në
pah të metat.

Ndërsa tani ka reaguar edhe reperi Buta, duke thënë se në emisionin Rubikon në KTV, ai nuk u citua drejt me muzikën e tij dhe se muzika që ai bën, nuk është për televizione dhe as muzikë e cila dëgjohet me familje!

 

                        View this post on Instagram                                     

Who’s still listening to Vjeshte / Dimer ?

A post shared by Buta (@bashbuta) on

 

 

Reagimi i plotë i reperit:

“E pash pram qe si promo e kti emisioni n’Rubikon e kishi zgjedh kangen tem “Hashish Thaci” si shembull i keq i “Drogav edhe Seksizmit” n’Hip Hop. Vec deshta me i than dy fjale per kete pune. Hip Hopi eshte muzike e rruges edhe eshte per rruge. Subzhanri i Hip Hop-it qe e boj un thirret Lifestyle Rap edhe ka t’boj me senet qe i kaloj une n’jeten tem personale; eshte veq ni ditar muzikor. Per mu aprovoni cfaredush ligji se une as qe du e as qe kom kerku najher muzika jem me dal n’televizor se eshte muzike e rruges jo me ngu me nanen te shpija. Sa i perket drogav edhe seksizmit un nuk e promovoj asnjanen pa marr parasysh qysh muni ose doni me interpretu ju. E nese ka met te ju mu gjyku a jom artist a jo veq pse s’knoj “tEmA sOcIAlE” ather une sot e la muziken. Artist eshte dikush qe reflekton kohen e vet pa marr parasysh a eshte e mire a e keqe. Edhe mos harroni qe t’njejtat ligje qe muni me i perdor me cenzuru dikon, mujne me u perdor me ju cenzuru juve”, ka shkruar ai. /Prive.al

 

                        View this post on Instagram                                     

E pash pram qe si promo e kti emisioni n’Rubikon e kishi zgjedh kangen tem “Hashish Thaci” si shembull i keq i “Drogav edhe Seksizmit” n’Hip Hop. Vec deshta me i than dy fjale per kete pune. Hip Hopi eshte muzike e rruges edhe eshte per rruge. Subzhanri i Hip Hop-it qe e boj un thirret Lifestyle Rap edhe ka t’boj me senet qe i kaloj une n’jeten tem personale; eshte veq ni ditar muzikor. Per mu aprovoni cfaredush ligji se une as qe du e as qe kom kerku najher muzika jem me dal n’televizor se eshte muzike e rruges jo me ngu me nanen te shpija. Sa i perket drogav edhe seksizmit un nuk e promovoj asnjanen pa marr parasysh qysh muni ose doni me interpretu ju. E nese ka met te ju mu gjyku a jom artist a jo veq pse s’knoj “tEmA sOcIAlE” ather une sot e la muziken. Artist eshte dikush qe reflekton kohen e vet pa marr parasysh a eshte e mire a e keqe. Edhe mos harroni qe t’njejtat ligje qe muni me i perdor me cenzuru dikon, mujne me u perdor me ju cenzuru juve @adriatikk @karrota @deputetiiLDKsqsjadiasemrin

A post shared by Buta (@bashbuta) on

 

 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com