Edhe një këngë nga Noizy e Raf Camora, fotografia e fundit thotë shumëçka…

“Toto” – ishte njëra prej këngëve mega-hit
gjatë vitit që kemi lënë pas.
Noizy u bashkua për herë të parë me reperin e
njohur gjerman Raf Camora, për të sjellë projektin i cili numëron miliona
klikime në youtube.
Pas këtij suksesi, me sa duket dyshja do të realizojnë
edhe diçka bashkë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet ardhja e reperit
gjerman në Shqipëri.
Ka qenë Noizy ai i cili ka bërë një foto me të
dhe e ka postuar në instastory por pa asnjë përshkrim.
Mbetet që gjatë ditëve në vazhdim të kuptojmë nëse dy reperët e famshëm po sjellin një tjetër këngë akoma më hit./Prive.al

albshowbizzz.com