Edhe pse janë marrë vesh rreth kujdestarisë së fëmijëve, Jolie ia ndalon Pittit të takohet me ata

 
 

Angelina Jolie dhe Brad Pitt tashmë ka kohë që janë shkurorëzuar edhe përmes proceseve gjyqësore.

Megjithëse janë marrë vesh edhe sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, duket se një gjë e tillë nuk po ndodh në jetën e përditshme.

Shkak është bërë fakti që aktorja ka zgjedhur që fëmijët të dilnin për të bërë pazar të shoqëruar nga një truprojë, ndërkohë që këtë punë fare mirë mund ta bënte babai i tyre.

“Ai është i mërzitur që nuk mund të ketë një rol më të madh në rritjen e fëmijëve dhe nuk i pëlqen që fëmijët të kalojnë shumë kohë me truprojat dhe asistentët e Joliet dhe që nuk i takon”, ka pohuar një burim për mediat amerikane.

Theksojmë se javën e kaluar 43-vjeçarja është raportuar se do të lë aktrimin dhe do të fillojë një karrierë të re në politikë.

Ndërkohë, 55-vjeçari është shkruar se do t’i rikthehet dashurisë së vjetër me Jennifer Anistonin.

Ndryshe, dyshja kanë gjatë fëmijë – tre biologjik dhe po qa të adaptuar. /Telegrafi/