Egzona e kontrollon Albatritin deri në këtë pikë

 
 

Albatrit Muçiqi sapo është bërë baba i dy binjakëve. Bashkëshortja e tij Egzona ka sjell në jetë dy fëmijë të shëndetshëm, shkruan “Kosovarja”.

Albatriti është shfaqur tejet i lumtur me rastin e ardhjes në jetë të binjakëve. Ai, tashmë është baba i tre fëmijëve.

Këngëtari që në fillim të lidhjes ka treguar se është shumë i dhënë pas të shoqes dhe këtë e ka treguar edhe publikisht, madje në intervista të ndryshme disa herë ka treguar se sa e do, shkruan “Kosovarja”.

Albatrit Muçiqi ka treguar disa herë që e shoqja është me të kur jep intervista, për ta dëgjuar se mos po “rrëshqet” diku./Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com