Ekskluzive/ Mediat shqiptare i zbuluan Encës të dashurin? Ne ju tregojmë si qëndron e vërteta! [FOTO]
Enca Haxhia nuk është vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera, ndër personazhet më të ndjekur në Instagram por gjithashtu edhe ndër më të komentuarit. Ajo është shumë aktive si në publikimin e këngëve të reja të cilat bëjnë gjithmonë bujë, por edhe me koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Jeta e saj private ka mbetur gjithmonë kuriozitet dhe thuajse nuk është kapur kurrë mat në krah të ndonjë mashkulli. Por ditën e sotme mediat aluduan se këngëtarja mund të ketë gjetur dashurinë e saj. E gjithë kjo pasi Enca postoi një foto ku shihej krah një mashkulli dhe fytyrën e tij e kishte mbuluar me emoji. Mirëpo mediat shqiptare e gjetën se kush ishte personi dhe bëhet fjalë për pilotin e suksesshëm, Xhonatan Islami.
Mirëpo ne të intv.al nuk po e besonim këtë gjë dhe pyetëm dora vetë Encën, e cila u shpreh se nuk është e vërtetë dhe nuk është i dashuri, por një shok i saj dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Epo tani shumë prej jush që nuk e keni ditur mund të rrini të qetë! Xhonatani nuk është i dashuri i Encës!/intv.al/
albshowbizzz.com