Elita befason Gjikon për ditëlindje, i premton diçka të veçantë

 

Elita Rudi tani po kalon në muajt e fundit si shtatzëne dhe duket se po i shijon shumë.

Ajo dhe këngëtari Gjiko u martuan pak muaj më parë dhe dasma e tyre madhështore bëri bujë të madhe.

Gjiko sot feston ditëlindjen dhe ka pranuar urimin më të mirë nga gruaja e tij Elita.

Reperi Gjiko sot feston ditëlindjen e tij të 26-të dhe meqenëse gruaja e tij Elita nuk është pranë tij për ta uruar pasi ndodhet jashtë vendit, ka zgjedhur që teksa ndodhet në aeroport t’ia shkruajë disa fjalë zemre pranë një postimi me imazhe të ndryshme, shkruan lajmi net.

Pranë urimit ajo i ka thënë reperit se do t’ia jap dhuratën më të mirë shumë shpejtë dhe se mezi pret të kthehet në shtëpi.

Ndër të tjera, prezantuesja e njohur ia ka kujtuar partnerit të saj se sa me fat është që e ka.

“Fëmija ynë do të jetë aq me fat që do të ketë ty baba dhe unë jam shumë me fat që të kam partner. Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim, dashuria ime dhe mbreti im. Dua që vetëm ti ta dish sa mirënjohëse jam që e kam një burrë të mahnitshëm si ti. Më ke bërë të jem një femër dhe grua më e përkryer.

Jam tejet krenare që jam gruaja jote, për jetën që do ta ndërtojmë bashkë. Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të përkëdhelem tërë ditën, të dua aq shumë edhe në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg njëri-tjetrit sepse me të vërtetë nuk mund të jetojë pa masazhet e tua në këmbë në muajin e fundit, dhe më mungojnë shumë pasi këmbët e mia janë bërë sikur krofne dhe ndiej miza. Do ta jap dhuratën më të mirë shumë shpejt. Ti je gjithçka për mua”, ka shkruar Elita.