Elita më e bukur se kurrë, ja sa e ka zbukuruar shtatëzënia
Elita Rudi është një ndër prezantueset shqiptare më të pëlqyera për momentin.
Ajo para pak muajsh u martua më këngëtarin e njohur, Gjikon dhe tani janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.
Elita Rudi është një ndër prezantueset më të njohura dhe të më bukura të vendit tonë.
Tash e një kohë është në pritjen më të ëmbël të jetës së saj, e cila po e shijon çdo moment të jetës së saj, shkruan Kosovarja.
Para disa ditëve ajo ka udhëtuar me vjehrrën e saj drejt Austrisë, dhe ende ndodhen atje, pasi që vendosën të festojnë natën e Vitit të Ri.
Vend ky përallor, e që Elita e zbukuroi ende më shumë me pamjen e saj.
Ajo mbrëmë u shfaq e veshur në një fustan të gjatë e zi, dukja e së cilës la shumë për të dëshiruar.
Elita bashkë me vjehrrën si duket po kalojnë mjaft bukur atje, ku përmes imazheve të ndryshme apo po shfaqen gjithnjë e më të lumtura, pranë njëra tjetrës.
Për t’iu bindur fjalëve tona, mund ti shihni fotografitë më poshtë, të cilat flasin më shumë se gjithçka.