Elita në javët e fundit të shtatzënisë, tregon barkun e rrumbullakët
Elita Rudi dhe Gjiko po bëhen çdo ditë e më të përfolur në publik.
Ata janë një ndër çiftet më të reja të estradës, e që dasmën e bënë pak muaj më parë, përcjell ORAinfo.
Tani, Elita dhe Gjiko janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë, e që gjininë e fëmiut nuk e kanë treguar ende.
Ata janë tejet aktivë ne rrjete sociale e sidomos Elita, që nuk heziton të postojë foto të ndryshme të jetës së saj.
Sot ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në muajt e fundit të shtatzënisë. E veshur me një fustan të gjatë. Elita tregon barkun e rrumbullakët. /ORAinfo/