Emina Çunmulaj kur don – dimrin e bën verë

 
 

Emina Çunmulaj, shquhet si një nga modelet më të famshme shqiptare, që suksesi i saj tani ka arritur edhe në aferën ndërkombëtare.

Tani për tani, nuk po merret me asgjë, kjo si shkak i përkushtimit ndaj familjes së saj, shkruan Kosovarja.

Me lëvizvjet e saj të njëpasnjëshme, na ka krijuar përshtypjen që nuk po e zë vendi vend, pasi që i pëlqen shumë eksperimentimi, dhe shijimi i vendeve të reja.

Jo rastësisht e themi këtë, pasi që për disa ditë ka arritur që të përjetojë dy klima të rrymës së ndryshme pa u ndalur hiç.

Destinacioni i parë që ajo kaloi disa momente përjetimi, ishte ishulli “Baha Mar”, një nga vendet më tropikafe,dhe fotografitë e të cilës nuk linin vend për imagjinatë, ku me linjat e saj, u bë pushtuese e tërë mediave.

 

E lokacioni tjetër që ajo u shfaq së fundmi ishin malet “Aspen, Colorado”, një vend i tëri i mbuluar me borë, e me një ulje të dukshme të temperaturave.

Epo, dëshira e njeriut është e pakufishme, sa që të detyron të sakrifosh deri në detajin më të fundit, vetëm për të përjetuar një zbavitje të paharruar. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com