Eminem shiti albume më shumë se çdo artist tjetër në vitin 2018

 
 

Eminemi është ende mbreti i muzikës hip-hop.

Ylli i muzikës me prejardhje nga Detroit, kishte një vit të madh gjatë 2018-s, shkruan ClickOnDetroit, transmeton Telegrafi.

 

Eminem (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

 

Ai ka dalë mirë se çdo artist tjetër, sipas një raporti të ri mbi shitjet e albumeve nga viti i kaluar.

Sipas raportit të vitit 2018 të BuzzAngle Music, Eminem shiti albume më shumë se çdo artist tjetër gjatë vitit të kaluar.

Plot 755,027 është numri i shitjeve të albumit të tij.

 

Eminem me albumin më të shitur për vitin 2018 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

 

Chris Stapleton, Metallica, Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Imagine Dragons rrumbullakuan top pesëshen e artistëve me albumet më të shitura.

Shitjet për albumet e mëparshme të Eminemit, e ndihmuan artistin në ngritjen e tij në vendin e parë. /Telegrafi/

 

Eminem (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)