Enca Haxhia tregon se kur do ta publikojë projektin e ri muzikor

 
 

Këngëtarja Enca Haxhia e ka zbuluar nëpërmjet Instagramit se e ka gati projektin e ri muzikor.

Këngëtarja Enca Haxhia nëpërmjet publikimit të një Instastory ka treguar se në fund të muajit janar do ta publikojë këngën e saj më të re, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë pasi dikush prej fansave e ka pyetur rreth kësaj çështje dhe Enca nuk ka hezituar aspak që të jap përgjigje.

”Kujt po i han” titullohet projekti i saj i fundit muzikor në duet me Don Phenom të cilin e kanë publikuar para tre muajsh.

Kënga aktualisht në Youtube ka grumbulluar më shumë se 6 milion klikime.

 
 

albshowbizzz.com