Enca po vjen me baladë, duket e veçantë në xhirimet e klipit të ri
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e saj më të re.
Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re është e zhanrit baladë, gjersa ende nuk e ka zbuluar titullin e saj.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin këngëtarja do të shfaqet mjaft atraktive.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe me makijazh interesant.
E veshur me një fustan të kaltër dhe një pjesë të qëndisur te pjesa e gjoksit, Enca duket se e ka menduar deri në detaje paraqitjen e saj për këtë klip.
Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen.
Përndryshe, ditë më parë u publikua në media edhe lista me pesë personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram, ku Enca ishte ajo e cila printe e para me afro dy milionë ndjekës. /Telegrafi/