Enca sjell një pjesë të këngë së re

  
  

Enca Haxhia ka qenë shumë e përfolur gjatë vitit që lamë pas në saje të linjave trupore.

Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundi, ajo kishte bërë të ditur se është duke përgatitur një këngë të re, e cila shumë shpejt do të jetë në duart e fansave.

Tashmë biondina ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të shkurtër të këngës së re.

“Së shpejti. Sa prej jush po presin? Etiketoni miqtë tuaj”, ka shkruar ndër të tjerash Enca.

Ndërkohë, e veshur me një fustan të kaltër dhe një pjesë të qëndisur te pjesa e gjoksit, Enca duket se e ka menduar deri në detaje paraqitjen e saj për këtë video.

Ndryshe, ditë më parë u publikua në media edhe lista me pesë personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram, ku Enca ishte ajo e cila printe e para me afro dy milionë ndjekës. /Telegrafi/