Eni Koçi para Gencit merr pozën joshëse në bikini

 
 

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë duke pushuar bashkë në Tajlandë.

Këngëtarët, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi tash e disa ditë kanë nisur pushimet dhe Tajlanda ishte destinacioni të cilin e kishin zgjedhur, shkruan lajmi.net.

Çifti atje duket se po kalojnë çaste të këndshme bashkë, të paktën kështu po duken nëpër fotografitë e postuara.

Genc Prelvukaj është shndërruar në një fotograf profesional dhe e dashura e tij Eni po merr poza joshëse para tij.

Së fundmi ajo e ka publikuar një foto në bikini të cilën ia ka bërë Genci, dhe duket shumë seksi.

Dyshja për media nuk kanë folur për lidhjen e tyre dhe tash së fundmi kanë filluar të dalin hapur pasi në fillimet e tyre janë munduar që ta ruajnë më shumë privatësinë.

 
 

albshowbizzz.com