Eni Koçi pozon pranë delfinëve: Çfarë dashurie që janë
Çifti i njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi po shijojnë disa ditë të mira pushimi në kontinentin aziatik.
Dyshja, e cila kanë vendosur që muajin e parë të vitit ta nisin me pushime, duken shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.
Ata janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga udhëtimi i tyre.
Së fundmi, ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet pranë disa delfinëve.
Duket se artistja është ndjerë tejet mirë pranë një prej krijesave më të buta në botë, teksa këtë lumtur e ka shprehur edhe në përshkrimin që i ka lënë fotografive.
“Çfarë dashurie që janë delfinët”, ka shkruar këngëtarja Koçi në mbishkrimin e fotografisë.
Eni dhe Genci përndryshe e filluan lidhjen e tyre në vitin 2017, ndërkohë që ende nuk kanë bërë të ditur nëse mendojnë planet për fejesë. /Telegrafi/