Enver Petrovci: Në Jugosllavi asnjëherë nuk mora kritika të këqija, në Kosovë po! (Video)

 
 

Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci ka rrëfyer në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini për jetën dhe karrierën e tij profesionale.

Enver Petrovci ka lindur në Prishtinë në kohën kur Kosova ishte nën sundimin e Rankoviçit.

Ai vjen nga një familje doktorësh, por nga fëmijëria e hershme thotë se kishte ëndërr të bëhej motorist.

Petrovci tregon se sinjalet e para për aktor i kishte dhënë në klasën e shtatë, kur kishte marrë pjesë në një shfaqje shkollore. Paraqitja e tij i kishte impresionuar mësimdhënësit e kohës që me ngulm i kishin rekomanduar të vazhdojë këtë rrugë.

Regjisori thotë se me rekomandimin e Faruk Begollit kishte shkuar në Beograd për të studiuar në Akademinë e Arteve.

“Ishte shumë e vështirë, konkurrenca ishte shumë e madhe, por edhe për ne si shqiptarë ishte problem gjuha…Në Beograd jemi tre shqiptarë që kemi mbaruar dramaturgjinë. Unë, Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu. Ka edhe tjerë por ata ishin dërguar nga Prishtina…”.

Aktori thotë se në Jugosllavi asnjëherë nuk kishte marrë kritika të këqija për punën e tij, për dallim nga Kosova.

Petrovci thotë se Kosova ka aktorë mjaft të mirë, por sipas tij mungojnë dramat.

Ai ka thënë se më lehtë është të bëhet ushtria se opera.

“Ushtria mund të bëhet më para. Opera nuk mund të bëhet me para, pa pasur njerëz…Kur të bëhet opera shteti është kryer”, tha Patrovci./Telegrafi/