Era Istrefi me një “twerk” të nxehtë në Instagram

 
 

Këngëtarja Era Istrefi përmbylli një vit të suksesshëm, pas depërtimit në tregun ndërkombëtar dhe performancës në Kampionatin Botëror.

Ajo në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi për Telegrafin, ka folur në përgjithësi rreth sukseseve të saj, duke e cilësuar 2018-n si vitin më të mirë në karrierë.

Era ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka vendosur që për ndjekësit e saj në Instagram të publikojë një video mjaft provokuese, ku shfaqet duke vallëzuar “twerk”.

Ajo dridh të pasmet e saj nën ritmet e këngës së preferuar, ndërsa merr mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Era ka treguar edhe se është duke përgatitur një këngë të re në shqip me motrën e saj, Norën.

Përveç kësaj, ajo ka paralajmëruar edhe shumë bashkëpunime tjera në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/